Site icon Telegrafi

Sevilla arrin të barazojë rezultatin ndaj Romës në fillimin e pjesës së parë

Ndeshja finale e Ligës së Evropës mes Sevillas dhe Romës po del të jetë e jashtëzakonshme, ku rezultati është barazuar në 1-1 në fillimin e pjesës së dytë.

Pas një pjese të parë të shkëlqyer të Romës, ku e mbyllën edhe në epërsi pjesën e parë, Sevilla bëri të njëjtë gjë në pjesën e dytë.

Paulo Dybala shënoi në minutën e 35-të për epërsinë e Romës, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

https://twitter.com/EZKICKOFF/status/1663993916272656385

Sevilla kishte disa aksione të mirë, në pjesën e dytë pas futjes në lojë të Susos dhe Erik Lamelas.

Në minutën e 55-të erdhi goli i barazimit, ku Gianluca Manicini shënoi në portën e tij për 1-1.

https://twitter.com/vartatico/status/1664003550530117633

Ky gol hapi ndeshjen dhe tani të dy skuadrat do të kërkojnë golin e epërsisë. /Telegrafi/

Exit mobile version