Sevilla ka marrë një fitore të artë përballë Romës për të siguruar çerekfinalen e Ligës së Evropës.
Skuadra spanjolle ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0, në një ndeshje të dominuar nga fillimi i takimit deri në fundin e saj.
Sergio Reguilon dhe En-Nesyri ishin autorët e golave për klubin spanjoll përballë skuadrës së Paulo Fonsecas.
Ever Banega dhe Sergio Reguilon ishin dy futbollistët me notat më të larta në radhët e Sevillës.
E paraqitje të mirë patën edhe qendërmbrojtësi Kounde, sulmuesi Lucas Ocampos si dhe autori i golit të dytë En-Nesyri.
Në anën tjetër nota më e ulët te Roma shkoi për mbrojtësin serb Aleksander Kolarov. /Telegrafi/