Autoritetet shëndetësore serbe kanë zbardhur të dhënat e reja sa i përket gjendjes me pandeminë.
Sipas informacionit të fundit, 7,818 raste të coronavirusit janë regjistruar në Serbi.
Në 24 orët e fundit, gjithashtu është bërë e ditur se edhe 57 njerëz kanë vdekur, raporton b92.
Theksojmë se 289 pacientë po marrin trajtmane në spitale përmes aparateve për frymëmarrje.
Deri më tani, 2.062 njerëz kanë vdekur gjersa shkalla e vdekjes është 0.88 për qind. /Telegrafi/