Qytetarët anembanë Serbisë janë filluar të mblidhen në lokacionet e ndryshme gjersa protesta duhet të fillojë në orën 14:00, gjegjësisht bllokim dyorësh të rrugëve dhe autostradave.
Sipas burimeve të gazetës nova.rs, policia serbe prej mbrëmjes së kaluar ka filluar frikësimin e qytetarëve që të mos protestojnë.
Ata iu kanë dal para dyerve gjersa i kanë paralajmëruar se do të përballen me kallëzime dhe ndjekje penale.
Lëvizja qytetare, “Nisu-ndrysho” dhe “Ngritje ekologjike” kanë paralajmëruar se protesta do të organizohen në të paktën 47 lokacione në të gjithë Serbinë duke përfshirë qytetet e mëdha.
Savo Manojloviq, përfaqësuesi i iniciativës “Nisu-ndrysho”, i cili është një nga organizatorët e protestës ka pohuar se “Njerëzit duhet të vijnë sepse kjo është çështje e të gjithë qytetarëve. Kjo shkon përtej çdo ngjyre partie. Të gjithë jemi këtu për shkak të flamujve të Republikës së Serbisë”, thekson Manojloviq për Danas.
Ndryshe, kjo është java e dytë që në ditën e shtune organizohet protesta kundër vendimeve qeveritare që kanë të bëjnë me miratimin e ligjit të Referendumit dhe eksplorimit të mineraleve. /Telegrafi/
Branimo bnaš vazduh, naše vode, naš Jadar, kaže jedan meštanin za N1. "Ne može niko da rasprodaje moju pradedovinu, čukundedovinu, a da me ne pita". pic.twitter.com/VcauRCypr3
— TV N1 Beograd (@n1srbija) December 4, 2021