Telegrafi

Sërish arsyetohet për dështimin me Italinë, Ventura: Kam drejtuar kombëtaren më të moshuar në 50 vitet e fundit

Trajneri italian Ganpiero Ventura ka pranuar se është dashur të jap dorëheqje prej kombëtares italiane para se të humbin mundësinë që mos të paraqiten në Kupën e Botës.

Italianët u eliminuan nga Suedia në ‘playoff’ për Kupën e Botës në Rusi, e cila gjë bëri që të shkarkohet italiani duke u etiketuar si fajtori kryesor për këtë dështim që i italianët jashtë pjesëmarrjes në Kupën e Botës pas gjashtë dekadash.

GianPiero Ventura (Getty Images)

“Në futboll jam që 35 vjet dhe urrë nuk kam qenë i përfshirë në politikë sportive. Unë nuk isha pjesë e sistemit. Gjithmonë ishte e rëndësishme për mua të përpiqem të bëjë më të mirën, se sa te japë premtime”.

“Unë kam qenë në krye të skuadrës më të vjetër italiane në 50 vitet e fundit dhe pastaj i dhashë një mundësi 14 lojtarëve që debutuan në kombëtare. Besoj se do të ishim të suksesshëm në Kupën e Botës, së bashku me ata lojtarët e rinj”, tha Ventura për Gazetta delo Sport.

Lexo po ashtu Përkundër shkarkimit, Ventura do të paguhet deri në fund të kontratës

Ish-trajneri i Torinos pohoi se gjithçka po shkonte sipas planit deri tek humbja e thellë prej 3-0 kundër Spanjës.

“Deri tek ndeshja me Spanjën, ne kishim shtatë fitore e dy barazime. Më pas filloi rrënimi i paparë i ekipit. Unë jam bërë fajtor për të gjitha të këqijat, kjo është e gjitha përgjegjësia ime … Ventura goditi shtyllën, Ventura humbi rast i vetëm para golit, Ventura ia mori Kupën e Botës kombëtares I… Unë u bë thes i rrahjes”, tha ai.

Ventura, megjithatë, beson se italianët e kanë merituar një vend në kampionatin botëror në Rusi. /Telegrafi/