Telegrafi

Serie A tashmë e ka fituar Euro 2020 sa i përket golave të shënuara, pasohet nga Liga Premier dhe Bundesliga

Italia është në finalen e Euro 2020 kundër Anglisë, por Seria A tashmë e ka fituar turneun falë 36 golave ​​të shënuara nga lojtarët e saj, krahasuar me 29 gola nga futbollistët që luajnë në Ligën Premier.

Finalja e madhe mes Italisë dhe Anglisë do të zhvillohet të dielën në Wembley me fillim nga ora 21:00.

Çuditërisht, Këpuca e Artë në këtë Euro 2020 do të shkojë për ‘autogolat’, pasi kishte një rekord prej 11 sosh të shënuara nga lojtarët që çuan topin në rrjetën e tyre.

Sa i përket 129 golave ​​të tjerë në Euro 2020, 36 u shënuan nga lojtarët e Serie A, me Atalantan që doli në krye si klubi më pjellor sa i përket shënimeve.

Liga Premier ndjek kampionatin italian me 29 gola të shënuara, pastaj vijnë klubet e Bundesligës me 28 sosh.

La Liga e Spanjës kontribuoi vetëm me nëntë gola, Ligue 1 siguroi shtatë dhe Liga Portugeze tre.

Ligat në Belgjikë, Holandë, Rusi, Kroaci dhe Divizioni i dytë i Kampionatit të Anglisë kontribuuan me nga dy gola secila.

Turqia, Hungaria, Skocia, Sllovakia, Republika Çeke, Ukraina dhe klubet kineze dhanë nga një gol secili. /Telegrafi/