Site icon Telegrafi

Serie A me sistem të ri kalendarik, kërkohet rikthimi i plot i tifozëve në stadium

Sezoni i ri i Seria A do të marrë jetë të mërkurën e 14 korrikut, pasi do të hidhet shorti, teksa këtë herë kalendari do të ketë një risi interesante, pasi do të ketë të njëjti format me atë të kampionatit anglez.

Kjo pasi faza e dytë nuk do të zhvillohet më me të njëjtin rregull si faza e parë, por javët do të luhen në mënyrë të çrregullt, për ta bërë edhe më interesante garën dhe për të mos lejuar që skuadrat të bëjnë shumë llogari.

Aktualisht autoritetet shëndetësore kanë dhënë miratimin për hapjen e stadiumeve në masën 25 për qind të kapacitetit.

Presidentët e klubeve dhe krerët e ligës e federatës, po bëjnë presion për një hapje të plotë të stadiumeve.

Sezonin e kaluar klubet e Serisë A kanë pësuar një dëm që shkon përtej një miliardë eurove, për shkak të mungesës së tifozëve, ndaj këtë vit synohet hapja e dyerve plotësisht për të gjithë ata që kanë një pasaportë vaksinimi.

Propozimi po gjen mbështetje edhe te autoritetet shtetërore e shëndetësore.

Kjo pasi autoritet e shohin këtë si një mënyrë për të nxitur të rinjtë t’i nënshtrohen vaksinimit, duke qenë se deri tani janë treguar mjaft skeptikë në këtë drejtim. /Telegrafi/

Exit mobile version