Presidenti i Palmeros, Maurizio Zamparini, ka thënë se nëse nuk gjen 15 milionë euro atëherë mund të mos e mbarojnë kampionatin.
Presidenti është duke shikuar ta shesë klubin dhe mund të ketë marrëveshje me një kompani kineze, për ndryshe do ta mbyllin kampionatin më herët
“Në këtë klub kam investuar më shumë se 100 milionë euro, por për shkak të krizës që po kalojë aktualisht nuk kam më para. Nëse nuk kemi një bilanc pozitiv në fund të sezonit klubi nuk mund të vazhdojë përpara”.
“Nëse nuk do të kisha shitur Dybala dhe Belotti vitin e kaluar do të kishim pasur një humbje prej 40-50 milionë eurosh. Tani duhet të gjej dikë që të investojë 15 milionë euro, përndryshe nuk do të kemi para për ta mbaruar kampionatin”.
“Nuk jemi akoma të sigurt, por shpresoj që të arrihet një marrëveshje shumë shpejt. Bëhet fjalë për një fond shtetëror. Po negocioj me një kompani londineze që zotërohet nga një kinez, por nuk më lejohet të zbuloj emra”.
“Gjithsesi, në fundin e tetorit do të kemi një takim tjetër. Futbolli më ka ardhur në majtë të hundës, por duhet të gjej dikë që të më zëvendësojë në mënyrë që Palermo të mos ketë të njëjtin fat si Venezia, kur jam larguar unë”, ka thënë Zamparini.
Palermo shpëtoi shumë vështirë sezonin e shkuar dhe nuk ka ndonjë lojtar shumë të mirë që ta shes që të shpëtoj. /Telegrafi/