Telegrafi

Serie A konfirmon rregullin për pesë zëvendësime edhe në sezonin 2020/21

Serie A (Foto: Chris Ricco/Getty Images/Guliver)

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina konfirmoi se do të ketë pesë zëvendësime edhe në sezonin 2020-21 në Serie A.

Vendimi i emergjencës u prezantua për të parandaluar dëmtimet dhe rraskapitjen në periudhën e bllokimit pas COVID-19, kur lojërat luheshin në nxehtësinë e verës çdo tre ditë.

FIFA dha lejen që rregulli të vazhdojë për sezonin 2020-21, për shkak të rrethanave të pazakonta që vazhdojnë të ndikojnë në futboll.

Lexo po ashtu FIFA lejon rregullin e pesë zëvendësimeve deri në verën e 2021

Disa kampionate vendosën të mos e shfrytëzojnë këtë mundësi, por jo edhe Serie A që ka konfirmuar këtë rregull edhe për sezonin e ri.

“Lega Serie A ka kërkuar aplikimin e pesë zëvendësimeve gjatë sezonit 2020-21”, shpjegoi fillimisht Gravina në një konferencë për shtyp, shoqëruar nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Prandaj mund të them sot që do të ketë pesë zëvendësime që nga fillimi i sezonit”, përfundoi presidenti i FIGC-së.

Deri më tani, Liga Premier në Angli ka hedhur poshtë mundësinë për të përdorur rregullin e pesë ndryshimeve. /Telegrafi/