Federata italiane e futbollit (FIGC) njofton se është gati për të zbatuar teknologjinë VAR në Serie A nga shtatori, nëse u jepet e drejta nga FIFA.
Video Asistent Referees përfshinë dy zyrtarë për të kontrolluar pamjet e incidenteve të rënda të tilla si penaltitë, golat dhe kartonët e kuq, duke komunikuar me gjyqtarin nëpërmjet një lidhje audio.
“Sapo FIFA të vendosë që faza eksperimentale është ndërprerë dhe të autorizojë përdorimin e saj, Federata jonë është e gatshme, madje edhe nga shtatori, ka qenë një nga të parët në botë për të eksperimentuar këtë teknologji nën drejtimin e ish-gjyqtarit Roberto Rosetti”, ka thënë drejtor i përgjithshëm i FICG, Michele Uva, transmeton Telegrafi.
Teknologjia ka qenë duke u eksperimentuar që nga gushti i 2016, duke përfshirë një miqësore mes Italisë dhe Francës në Stadio San Nicola në Bari, dhe një monitor në fushë u prezantua për gjyqtarët për të shqyrtuar pamjet në Kampionatit Evropian të vitit 2016.
Liga amerikane, Major League Soccer (MLS) dhe Bundesliga gjermane kanë njoftuar planet për të futur sistemin e VAR gjatë këtij viti. /Telegrafi/