Telegrafi

Serie A e gatshme për inkuadrimin e pozicionit jashtë loje gjysmë të automatizuar

Lorenzo Casini, presidenti i Serie A, ka komentuar futjen e pozicioni jashtë loje gjysmë të automatizuar dhe rilindjen e futbollit italian.

Ofsajdi gjysmë i automatizuar u prezantua në fillim të sezonit 2022-23 dhe është vendosur si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Kampionatin Botëror. Sistemi përdor 12 kamera përcjellëse të dedikuara për të gjurmuar topin dhe 29 pika të dhënash të secilit lojtar, duke e lejuar sistemin të nxjerrë në pah thirrjet e mundshme jashtë loje për zyrtarët e VAR-it.

Duke folur me studentët në shkollën e mesme “Mamiani” në Romë, Casini diskutoi fillimisht në pagesat e taksave midis Serie A dhe qeverisë italiane.

“Për këstin e taksave nuk ka ndalesë, ministri tha se si qeveri po punohet për të gjetur një zgjidhje që duhet gjetur me patjetër”, ka thënë ai.

“Është një problem i përgjithshëm, që prek jo vetëm futbollin por të gjithë sportin, ndaj kemi besim se do të gjendet një zgjidhje e përgjithshme, jemi bashkëpunues si gjithmonë”.

Ai preku reformat e ardhshme në Serie A.

“Më 15 dhjetor në asamble, Liga do të miratojë një dokument propozimi që më pas do t’ia dërgojë federatës dhe Andrea Abodi”.

Presidenti i Lega Serie A konfirmoi se ofsajdi gjysmë i automatizuar do të shfaqet së shpejti në ligë.

“Ne jemi gati, presim vetëm hapa formalë me FIGC-në”, vazhdoi ai. Së fundi, Casini komentoi rilindjen e ardhshme të futbollit italian.

“Gjithmonë shikohet seriozisht gjithçka që po ndodh, futbolli italian ka pasur gjithmonë momente ciklike krize dhe rilindjeje. Shpresojmë që rilindja të vijë së shpejti”, potencoi më tej Casini.

Futja e sistemit të pozicionit jashtë loje gjysmë të automatizuara në Serinë A duhet t’i ndihmojë zyrtarët të marrin vendime më të sakta dhe të shmangin polemika, si goli i anuluar gabimisht i Juventusit kundër Salernitanës në fillim të këtij edicioni. /Telegrafi/