Zanetti është ndër të rrallët emra të famshëm të përfshirë në ekipin më të mirë të javës në Serie A. 11-shja kësaj here dominohet nga ekipet e vogla të cilat luftojnë për mbijetesë.
Chievo, që këtë javë siguroi mbijetesën në elitën e futbollit italian, është dominues në skuadrën më të mirë të javës me tre lojtarë: portierin Christian Puggioni, mbrojtësin Dario Dainelli dhe sulmuesin Cyril Thereau.
Në vazhdim më të mirët e javës në Serie A zgjedhur nga mediat italiane:
Portier: Christian Puggioni (Chievo)
Mbrojtës: Pablo Armero (Napoli); Dario Dainelli (Chievo); Uros Cosic (Pescara); Kevin Constant (AC Milan);
Mesfushorë: Juan Cuadrado (AC Fiorentina); Allan (Udinese); Javier Zanetti (Inter); Luca Antonelli (Genoa)
Sulmues: Pablo Barrientos (Catania); Cyril Thereau (Chievo)
Formacioni 4-4-2
Puggioni
Armero – Dainelli – Cosic – Constant
Cuadrado – Allan – Zanetti – Antonelli
Barrientos – Thereau
/Telegrafi/