Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, i cili aktivizohet për kombëtaren zvicerane, ka vazhduar serinë e paraqitjeve të mira së fundi, duke shënuar edhe njërin nga tre golat e fitores 3-0 ndaj Pescaras.
Në mesfushën e javës spikat edhe Adem Ljalic, i cili ishte një katalizator në fitoren e Fiorentinas ndaj Sampdorias, si edhe Paul Pogba, i cili edhe një herë dëshmoi se meriton të luajë për një klub si Juventusi.
Palermo, që befasoi Interin në fundjavë, kontribuon me dy lojtarë në ekipin e javës: Arevalo Rios dhe Fabrizio Miccoli, që të dy në top formë.
Dyshja e Romës, Pablo Osvaldo dhe Erik Lamela, pushtojnë sulmin pasi ndihmuan skuadrën në fitoren 4-0 ndaj Sienës.
Në vazhdim më të mirët e vikendit në Serie A të zgjedhur nga mediat italiane:
Portier: Samir Handanovic (Inter)
Mbrojtës: Mehdi Benatia (Udinese); Giorgio Chiellini (Juventus); Santiago Garcia (Palermo)
Mesfushorë: Aem Ljalic (Firoentina); Blerim Xhemaili (Napoli); Arevalo Rios (Palermo); Paul Pogba (Juventus)
Sulmues: Fabrizio Miccoli (Palermo); Pablo Daniel Osvaldo (Roma); Erik Lamela (Roma).
Formacioni, 3-4-3
Handanovic
Benatia – Chiellini – Garcia
Ljalic – Xhemaili – Rios – Pogba
Miccoli – Osvaldo – Lamela
/Telegrafi/