Fernando Torres shënoi golin e tij të parë në debutimin e plotë për Milanin dhe ishte kërcënim për mbrojtjen e Empolit, duke siguruar vend në ekipin më të mirë të javës.
Torres shoqërohet në vijën e parë nga Alessandro Matri, i cili shënoi dy herë për Genoan që barazoi ndaj Veronas.
Arturo Vidal është rikthyer nga lëndimi duke shënuar dy herë dhe duke bërë një paraqitje të mirë në fitoren 3-0 të Juventusit dhe për të siguruar edhe ai vend në ekipin më të mirë të javës.
Dy gola në mesjavë shënoi edhe Andrea Belotti për të ndihmuar Palermon të rikthehet dy herë nga disavantazhi për të nxjerrë barazim 3-3 ndaj Napolit në San Paolo.
Nuk mund të mos përmendet edhe Miralem Pjanic, që shënoi një supergol për t’i dhënë Romës fitoren dhe për ta ruajtur hapin me Juventusin në krye të tabelës.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e mesjavës në Serie A.
Portier: Andrea Consigli (Sassuolo)
Mbrojtës: Stephan Lichtsteiner (Jvents) Lorenzo Tonelli (Empoli); Andrea Ranocchia (Inter); Paolo De Ceglie (Parma).
Mesfushorë: Alberto Aquilani (Fiorentina); Arturo Vidal (Juventus); Miralem Pjanic (Roma); Andrea Belotti (Palermo)
Sulmues: Fernando Torres (Milan); Alessandro Matri (Genoa)