Site icon Telegrafi

Serie A: Totti në kërkim të rekordeve

Kapiteni i Romës shoqërohet në sulmin e ekipit më të mirë të javës edhe nga Giampaolo Pazzini, i cili shënoi dy herë për të siguruar fitoren e Milanit ndaj rivalit për top treshe, Lazios. Rodrigo Palacio nuk mungon në ekipin e më të mirëve, pas erdhi nga rezervat në pjesën e dytë për të ndihmuar Interin të përmbysë Catanian.

Në mesfushë nuk duhet harruar Andrea Pirlon, ndërsa në mbrojtje Giorgio Chiellinin, pas paraqitjes së tyre të shkëlqyeshme për Juventusin në derbin e javës ndaj Napolit. Ky i fundit arriti të ndalojë në mënyrë të përkryer sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani, dhe madje arriti të shënojë gol në rikthimin e tij nga lëndimi.

Në vazhdim më të mirët e javës në Serie A:

Portier: Maarten Stekelenburg (Roma)

Mbrojtje: Santiago Garcia (Palermo); Alessio Romagnoli (Roma); Giorgio Chiellini (Juventus)

Mesfushorë: Giacomo Bonaventura (Atalanta), Andrea Pirlo (Juventus); Esteban Cambiasso (Inter); Borja Valero (Fiorentina)

Sulmues: Francesco Totti (Roma); Giampaolo Pazzini (Milan), Rodrigo Palacio (Inter)

Formacioni: 3-4-3

                   Stekelenburg

       Garcia – Romagnoli – Chiellini

Bonaventura – Pirlo – Cambiasso – Valero

           Totti – Pazzini – Palacio

/Telegrafi/

Exit mobile version