Kampioni Juventus triumfoi në derbin lokal ndaj Torinos me një gol të vetëm të shënuar nga Paul Pogba (i cili ishte i dyshimtë për pozitë jashtë loje). Napoli iu kthye fitores duke mposhtur Genoan në udhëtim me dy gola të Goran Pandev.
Fitore shënoi edhe Milani, kurse Lazio dhe Fiorentina barazuan me rezultate identike (2-2), ndaj Sassuolos, respektivisht Parmas.
Interi arriti të nxjerrë vetëm një pikë në udhëtimin e vështirë te Cagliari.
Formacioni i javës së gjashtë në Serie A:
Portier: Michael Agazzi (Cagliari).
Mbrojtës: Mehdi Benatia (Roma), Gonzalo Rodriguez (Fiorentina), Philippe Mexes (Milan).
Mesfushorë: Alessandro Florenzi (Roma), Jaroslav Plasil (Catania), Paul Pogba (Juventus), Juan Vargas (Fiorentina).
Sulmues: Goran Pandev (Napoli), German Denis (Atalanta), Gervinho (Roma).
/Telegrafi/