Site icon Telegrafi

Serie A: Shkëlqen Vidal

Mesfushori i Juventusit bëri një paraqitje inspiruese duke shënuar të dy golat e fitores 2-0 ndaj Lazios për t’i çuar Bianconerët edhe më afër titullit. Ai shoqërohet në sulmin e javës nga kolumbiani i Udineses, Luis Muriel, i cili shënoi një dygolësh të merituar dhe po ashtu kontribuoi në golin e tretë në fitoren 3-0 ndaj Parmës.

Mbrojtja në anën tjetër, pushtohet nga napolitanët. Miguel Britos dhe Paolo Cannavaro bënë një punë të shkëlqyeshme kundër Milanit, duke neutralizuar sulmin Rossoner dhe duke nxjerrë një pikë për Napolin në San Siro.

Në vazhdim më të mirët e javës zgjedhur nga Football Italia:

Portier: Ivan Pelizzoli (Pescara)

Mbrojtës: Danilo (Udinese); Miguel Britos (Napoli); Paolo Cannavaro (Napoli); Stephan Lichtsteiner (Juventus)

Mesfushorë: Arturo Vidal (Juventus); David Pizarro (Fiorentina); Roberto Pereyra (Udinese); Juan Zuniga (Napoli)

Sulmues: Mauricio Pinilla (Cagliari); Muriel (Udinese)

Formacioni 4-4-2

                        Pelizzoli

Danilo – Britos – Cannavaro – Lichtsteiner

     Vidal – Pizarro – Pereyra – Zuniga

                    Pinilla – Muriel
/Telegrafi/

Exit mobile version