Pazzini shoqërohet në sulm nga sulmuesi i Fiorentinës, Alessio Cerci, dhe ai i Sienës, Emanuele Calaio, të cilët shënuan në ndeshjet e kësaj jave. Cerci shënoi përballë Parmës në mesjavë dhe u tregua i rrezikshëm edhe ndaj Napolit në fundjavë. Calaio, në anën tjetër, shënoi dy herë për fitoren e Sienës ndaj Lecces në fundjavë.
Në mesin e më të mirëve të javës nuk mungon as Clarence Seedorf, i cili i dha fitoren e parë këtë sezon Milanit ndaj Cesenas, dhe Daniele De Rossi, i cili edhe pse nuk shënoi tregoi një paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren po ashtu të parë të Romës këtë sezon, ndaj Parmës.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e javës (mesjavës dhe fundjavës) në Serie A:
Portier: Michael Agazzi (Cagliari)
Mbrojtës: Nicolas Spolli (Catania); Thiago Silva (Milan); Gabriel Heinze (Roma)
Mesfushorë: Ezequel Schelotto (Atalanta); Clarence Seedorf (Milan); Daniele De Rossi (Roma); Alejandro Gomez (Catania)
Sulmues: Alessio Cerci (Fiorentina); Giampaolo Pazzini (Inter); Emanuele Calaio
(Siena)
Formacioni 3-4-3
Agazzi
Spolli – Silva – Heinze
Schelotto – Seedorf – De Rossi – Gomez
Cerci – Pazzini – Calaio
/Telegrafi/