Site icon Telegrafi

Serie A: Rikthehen ikonat

Interi zhvilloi ndeshjen e parë të javës që lamë pas në Serie A dhe arriti të mposhtë pa ndonjë problem Chievon në Meazza për të vazhduar ndjekjen e liderit. E kur flasim për liderët, aty janë Napoli dhe Milani.

Napoli kreu punë shpejtë në Bolonjë, skuadër të cilën e mposhti brenda pjesës së parë më dy gola, përderisa aq lehtë nuk e ka pasur as Milani, që mposhti Fiorentinën. Rossonerët kanë pasur fat që lojtari më i pa dëshiruar prej tyre, Ibrahimovic, mori karton të kuq dhe u dënua me tri ndeshje moslojë.

Roma e Francesco Tottit mbetet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve pas fitores heroike në momentet përfundimtare ndaj Udineses, falë kapitenit legjendar. Edhe Juventusi mbeti në garë për LK pas fitores dramatike ndaj Genoas, ku vendimtar ishte Luca Toni.

Formacioni më i mirë i javës së 32-të në Serie A (3-4-1-2):

Portier: Francesco Antonioli (Cesena)

Mbrojtësit: Cristian Zapata (Udinese), Thiago Silva (Milan), Paolo Cannavaro (Napoli).

Mesfushorët: Christian Maggio (Napoli), Clarence Seedorf (Milan), Hernanes (Lazio), Yuto Nagatomo (Inter).

Sulmuesit: Francesco Totti (Roma), Ezequiel Lavezzi (Napoli), Luca Toni (Juventus).

                     Antonioli
   Zapata – Thiago Silva – Cannavaro

 Maggio – Seedorf – Hernanes – Nagatomo

                        Totti

                Lavezzi – Toni
 

Exit mobile version