Derbi della Madonnina numër 267-të ishte vërtet fantastik. Dhe ishte Alexandre Pato, i cili ishte ylli i mbrëmjes. Braziliani shkëlqeu duke shënuar dy golat e parë që i dhanë qetësinë Milanit, para se edhe Antonio Cassano t’i vinte fundin takimit.
Megjithatë, derbi u përcoll edhe me disa vendime kontroverse të cilat dëmtuan në një shkallë Interin, siç ishte rasti i golit të Thiago Mottas, i cili nuk u pranua për shkak se gjyqtari mendoi se topi nuk kaloi vijën. Dhe kjo duhet të jetë edhe një arsye që FIFA të vë në përdorim teknologjinë në vijën e golit.
Me këtë fitore Milani ruan kreun e tabelës me pesë pikë mbi Interin. Megjithatë Rossonerët vazhdojnë të kenë edhe një rival tjetër për titull, Napolin, që po ashtu shënoi një fitore të rëndësishme në një derbi tjetër të kampionatit italian. Dhe këtu ishte Edinson Cavani fantastik, ai që inspiroi Napolin drejt një triumfi të vështirë prej 4-3 ndaj Lazios në San Paolo, dhe i cili shoqëron Paton në sulmin e javës..
Në derbin tjetër të kësaj jave në Serie A, Juventusi gjunjëzoi gladiatorët në koloseumin romak me anë të një fitoreje solide prej 2-0 ku shkëlqyen Krasic dhe Matri. Megjithatë janë dy shtyllat e mbrojtjes Biankonere, mbrojtësi Fabio Grosso dhe portieri Marco Storari që përfshihen në formacionin e javës. Nga ndeshjet tjera Parma pësoi humbje, ashtu si edhe Palermo.
Në vazhdim më të mirët e javës së 31-të në Serie A (3-4-1-2):
Portier: Marco Storari (Juventus)
Mbrojtësit: Davide Astori (Cagliari), Thiago Silva (Milan), Fabio Grosso (Juventus).
Mesfushorët: Adrian Ricchiuti (Catania), Clarence Seedorf (Milan), Cristian Brocchi (Lazio), Juan Vargas (Fiorentina), Andrea Bertolacci (Lecce).
Sulmuesit: Edinson Cavani (Napoli), Alexandre Pato (Milan).
Formacioni: 3-4-1-2
Storari
Astori – Silva – Grosso
Ricchiuti – Seedorf – Brocchi – Vargas
Bertolacci
Cavani – Pato
/Telegrafi/