Site icon Telegrafi

Serie A: Pazzini mban gjallë Interin

Giampaolo Pazzini përjetoi debutim të ëndrrave ndaj Palermos, ndeshje në të cilën Interi ishte duke humbur 2-0 dhe ka mundur ta humbë edhe më thellë. Hyrja e tij në lojë në pjesën e dytë inspiroi Nerazzurët, që me dy golat e tij dhe një penalti të nxjerrë nga ai t’ia tregojnë vendin Palermos dhe t’ia bëjnë me dije Milanit se lufta për titull vetëm sa ka filluar.

E kur flasim për Milanin, edhe njëherë Ibrahimovic u tregua perandorak. Ish-Scudetto-punuesi i Interit ka siguruar fitoren e vështirë të Milanit në udhëtim te Catania me rezultat 2-0, në një prej ndeshjeve më monotone këtë sezon në Serie A.

Napoli nuk po tregon shenja se do të ndalet, pasi viktimë e ‘makinerisë’ Edinson Cavani ishte Sampdoria. Udinese po vazhdon me formën e lartë dhe nga zona ku luftohet për mbijetesë, tani lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi Europa League që tani e ka të sigurtë, sepse është skuadra më në formë në Itali.

Formacioni i javës së 22-të në Serie A (3-4-3):

Portier: Gianluigi Buffon (Juventus).

Mbrojtësit: Maicon (Inter), Cristian Zapata (Udinese), Kakha Kaladze (Genoa).

Mesfushorët: Alexis Sanchez (Udinese), Gelson Fernandes (Chievo), Merk Hamsik (Napoli), Robinho (Milan).

Sulmuesit: Giampaolo Pazzini (Inter), Libor Kozak (Lazio), Edinson Cavani (Napoli).

 

 

                          Buffon

           Maicon – Zapata – Kaladze

    Sanchez – Fernandes – Hamsik – Robinho

                Pazzini – Kozak – Cavani

 

Vlen të përmenden:

Zlatan Ibrahimovic (Milan)
Thiago Silva (Milan)
Antonio Filippini (Brescia)
Sergio Pellissier (Chievo)
Davide Mandelli (Chievo)
Alessandro Matri (Cagliari)
Andrea Cossu (Cagliari)
Jean-Francois Gillet (Bari)
Antonio Rosati (Lecce)
Rodrigo Palacio (Genoa)
Antonio Floro Flores (Genoa)
Abdoulay Konko (Genoa)
Ezequiel Lavezzi (Napoli)
Julio Cesar (Inter)
Esteban Cambiasso (Inter)
Samuel Eto’o (Inter)
Salvatore Sirigu (Palermo)
Antonio Nocerino (Palermo)

 

/Telegrafi/

Exit mobile version