Kampioni Juventus u kthye menjëherë te fitorja duke mposhtur Genoan (2-0) falë paraqitjeve të mira të Giorgio Chiellinit, Arturo Vidalit dhe Carlos Tevezit. Epërsia e Bianconerëve do të ishte më e lartë po të mos ishte në portën kundërshtare Mattia Perin.
Milani pësoi me rezultat 3-2 nga Parma, në një ndeshje ku u shqua Marco Parolo me dy gola dhe një asistim.
Roma vazhdoi me rekordin e qindpërqindtë duke mposhtur Udinesen në udhëtim me golin e Michael Bradley, ndërsa Mehdi Benatia vazhdoi me paraqitjet e mira.
Formacioni i javës së nëntë në Serie A (3-4-3):
Portier: Mattia Perin.
Mbrojtës: Mehdi Benatia (Roma), Norbert Gyomber (Catani), Giorgio Chiellini (Juventus).
Mesfushorë: Jose Crespo (Bologna), Arturo Vidal (Juiventus), Marco Parolo (Parma), Juan Cuadrado (Fiorentina).
Sulmues: Rodrigo Palacio (Inter), Carlos Tevez (Juventus), Dries Mertens (Napoli).
/Telegrafi/