Site icon Telegrafi

Serie A: Nerazzurët në ‘qiellin e shtatë’

Milani ashtu siç është pritur me 15 lojtarë të lënduar nuk arriti të nxjerrë asgjë më shumë se një pikë nga Marassi te Genoa, në një ndeshje të dominuar nga ashpërsia e vendasve. Napoli nga ana tjetër shfrytëzoi rastin dhe shënoi fitore, duke iu afruar edhe më shumë Milanit në renditje.

Kur flasim për liderin, atëherë mendja na shkon menjëherë te Interi, i cili për herë të parë pas gjashtë vitesh gjendet në pozitë për ta humbur Scudetton. Sidoqoftë, kjo nuk ekziston në fjalorin Nerazzur, pasi Interi i tregoi Romës se ajo dhe futbolli janë shumë larg njëra tjetrës në një ndeshje ku u shënuan as më pak e as më shumë se tetë gola.

Formacioni më i mirë i javës së 24-të në Serie A:

Portier: Julio Cesar (Inter)

Mbrojtësit: Christian Maggio (Napoli), Thiago Silva (Milan), Daniele Portanova (Bologna).

Mesfushorët: Thiago Motta (Inter), Juraj Kucka (Genoa), Javier Pastore (Palermo), Wesley Sneijder (Inter).

Sulmuesit: Antonio Di Natale (Udinese), Alessandro Matri (Juventus), Samuel Eto’o (Inter).

 

                        

                                Julio Cesar

             Maggio – Thiago Silva – Portanova

                  Kucka – Thiago Motta – Sneijder

                                 Pastore

                        Di Natale – Matri – Eto’o

 

 

Vlen të përmenden:

Alexis Sanchez (Udinese)
Emanuele Belardi (Udinese)
Alessandro Diamanti (Brescia)
Alexandre Pato (Milan)
Antonio Floro Flores (Genoa)
Abdoulay Konko (Genoa)
Guillermo Giacomazzi (Lecce)
Josip Ilicic (Palermo)
Luis Jimenez (Cesena)
Esteban Cambiasso (Inter)
Javier Zanetti (Inter)
Mirko Vucinic (Roma)

 

/Telegraif/

Exit mobile version