Site icon Telegrafi

Serie A: Ndalet Ibra, ndalet Milani

Përderisa Interi kënaqej me triumfin në Kupën e Botës dhe me telashet në stol, është Milani që u befasua tmerrshëm nga Roma dhe Marco Borriello. Rossonerët me këtë disfatë nuk bënë asgjë pos zvogëlimit të distancës me përcjellësit e parë.

Napoli ka shënuar fitore të jashtëzakonshme në sekondat përfundimtare të sfidës ndaj Lecces. E njëjta gjë ndodhi edhe me Lazion që në shtëpi me ‘qykë të zorit’ mposhti Udinesen në momentet përfundimtare të takimit. Se java e 17-të në Serie A ishte javë e minutës së fundit, e tregon më së miri ndeshja e Juventusit në transfertë te Chievo. Bianconerët dështuan të ngjiten në pozitën e dytë në tabelë pasi Chievo barazoi rezultatin në minutën e fundit të takimit.

Formacioni më i mirë i javës së 17-të në Serie A (4-2-3-1):

Portier: Daniele Padelli (Bari)

Mbrojtësit: Marco Zambelli (Brescia), Juan (Roma), Alessandro Lucarelli (Parma), Gianluca Grava (Napoli).

Mesfushorët: Hernanes (Lazio), Daniele De Rossi (Roma), Luis Jimenez (Cesena).

Sulmuesit: Alexis Sanchez (Udinese), Edinson Cavani (Napoli), Fabio Quagliarella (Juventus).

                     Padelli

    Zambelli – Juan – Lucarelli – Grava

           Hernanes – De Rossi

                   Jimenez

      Sanchez- Cavani – Quagliarella

 

Vlen të përmenden:
Emanuele Giaccherini (Cesena)
Marco Borriello (Roma)
Jeremy Menez (Roma)
Alessandro Gazzi (Bari)
Giuseppe Biava (Lazio)
Matteo Sereni (Brescia)
Maxi Lopez (Catania)
Sergio Pellissier (Chievo)
Marco Storari (Juventus)

 

/Telegrafi/
 

Exit mobile version