Megjithatë, paraqitja e Rossonerëve ishte zhgënjyese dhe ata kontribuojnë vetëm me një lojtar në ekipin më të mirë të javës – mbrojtësi Cristian Zapata.
Adem Ljajic ishte i ylli i javës pas hat-trickut të tij në fitoren 5-1 të Fiorentinas ndaj Pescaras, pavarësisht se Viola për pak humbi pozitën e Ligës së Kampionëve.
Ljalic shoqërohet në ekipin e javës edhe nga ikona dhe kapiteni i Palermos, Fabrizio Miccoli. Ky i fundit u përshëndet nga klubi, që tash do të garojë në Serie B, me një gol dhe paraqitje për t’u mbajtur mend, pavarësisht disfatës nga Parma.
Për t’u përmendur në sulm ishte edhe Cyril Thereau i cili barazoi dy herë për t’u siguruar që Chievo të nxjerrë diçka në udhëtimin te Atalanta.
Në vazhdim më të mirët e javës në Serie A të zgjedhur nga portali sportiv Goal.com:
Portier: Antonio Mirante (Parma)
Mbrojtës: Cristian Zapata (Milan); Astori (Cagliari); Claudio Terzi (Siena)
Mesfushorë: Alessio Cerci (Torino); Mati Fernandez (Fiorentina); Giampiero Pinzi (Udinese); Massimo Gobbi (Parma)
Sulmues: Adem Ljajic (Fiorentina); Fabrizio Miccoli (Palermo); Cyril Thereau (Chievo).
Formacioni 3-4-3
Mirante
Zapata – Astori – Terzi
Cerci – Fernandez – Pinzi – Gobbi
Ljajic – Miccoli – Thereau
/Telegrafi/