Site icon Telegrafi

Serie A: Milani më i mirë se Napoli

Francezi kështu fiton pozitën e sulmuesit në ekipin më të mirë të javës në Serie A. Ai shoqërohet në vijën e parë nga sulmuesi i Hellas Verona, Luca Toni, që ndihmoi ekipin e tij të mposhtë Udinesen me rezultat 2-1.

Juventusi dështoi në fundjavë, duke nxjerrë një barazim ndaj Sampdorias, skuadër kjo e cila ka dy lojtarë në ekipin më të mirë të javës, një mbrojtës dhe një mesfushor.

Një lojtar në ekip ka edhe Roma, që shënoi fitore minimale ndaj Genoas për të ngushtuar diferencën me Juventusin në krye të tabelës.

Në vazhdim më të mirët e javës në Serie A:

Portier: Stefano Sorrentino (Palermo)

Mbrojtës: Vangelis Moras (HellasVerona); Luca Ceppitelli (Cagliari); Alessio Romagnoli (Sampdoria); Lazaros Christodoulopoulos (HellasVerona)

Mesfushorë: Radja Nainggolan (Roma); Enzo Maresca (Palermo); Mati Fernandez (Fiorentina); Manolo Gabbiadini (Sampdoria)

Sulmues: Luca Toni (Hellas Verona); Jeremy Menez (Milan).

/Telegrafi/

Exit mobile version