Site icon Telegrafi

Serie A: Më të mirët e javës së 14-të

Lideri Milan nuk arriti të nxirrte më shumë se një barazim te Sampdoria në tranfertë, përkundër një loje fantastike të shfaqur nga Robinho. Nga ana tjetër, rivali Inter ka gjetur rrugët e fitoreve dhe atë ndaj Parmës në Meazza me rezultat të thellë.

Juventusi u ndal nga Fiorentina në Olimpico të Torinos, përderisa Roma u demolua në Renzo Barbera nga Palermo. Udinese ishte tepër arrë e fortë për Napolin. Lazio që zë pozitën e dytë nxorri vetëm barazim ndaj Catanias.

Formacioni më i mirë i javës së 14-të në Serie A (4-3-1-2):

Portier: Artur Boruc (Fiorentina)

Mbrojtësit: Cristian Zapata (Udinese), Matias Silvestri (Catanaia), Davide Astori (Cagliari), Cesare Bovo (Palermo).

Mesfushorët: Antonio Nocerino (Palermo), Hernanes (Lazio), Dejan Stankovic (Inter).

Sulmuesit: Josip Ilicic (Palermo), Antonio Di Natale (Udinese), Alessandro Matri (Cagliari).

                           Boruc

         Zapata – Silvestre – Astori – Bovo

       Nocerino – Hernanes – Stankovic

                            Ilicic

                   Di Natale – Matri

Vlen të përmenden:
Robinho (Milan)
Thiago Silva (Milan)
Giampaolo Pazzini (Sampdoria)
Felipe Melo (Juventus)
Simone Pepe (Juventus)
Juan Vargas (Fiorentina)
Hernan Crespo (Parma)
Jonathan Biabiany (Inter)
Emanuel Rivas (Bari)
Michele Canini (Cagliari)
Andrea Cossu (Cagliari)
Mariano Andujar (Catania)
Samir Handanovic (Udinese)
Pablo Armero (Udinese)
Fabrizio Miccoli (Palermo)
Javier Pastore (Palermo)
Salvatore Sirigu (Palermo)
 

/Telegrafi/

Exit mobile version