Interi ishte befasia e dorës së parë pasi barazoi në shtëpi ndaj Brescias dhe kjo është arsyeja pse asnjë lojtar Nerazzur nuk gjendet në formacion. Edhe Juventusi pati telashe ndaj Cesenas, por kur e ke një Del Piero në skuadër, atëherë diferenca bëhet e dukshme.
Nga ana tjetër, Roma ka dalur edhe zyrtarisht nga kriza e thellë e rezultateve pas fitores në derbin romak ndaj liderit aktual në Serie A, Lazios. Milani ka vazhduar formën e lartë edhe ndaj Barit, të cilin e mposhti në transfertë. Palermo arriti të shënojë fitore minimale ndaj Genoas në Renzo Barbera.
Formacioni më i mirë i javës së 10-të në Serie A (3-4-3):
Portier: Julio Sergio (Roma)
Mbrojtësit: Juan Zuniga (Napoli), Daniele Gastaldello (Sampdoria), Hugo Campagnaro (Napoli).
Mesfushorët: Stefano Mauri (Lazio), Massimo Ambrosini (Milan), Javier Pastore (Palermo), Clarence Seedorf (Milan).
Sulmuesit: Alessandro Del Piero (Juuventus), Edinson Cavani (Napoli), Mirko Vucinic (Roma).
Julio Sergio
Zuniga – Gastaldello – Campagnaro
Mauri – Ambrosini – Pastore – Seedorf
Del Piero – Cavani – Vucinic
/Telegrafi/