Në formacion nuk mungon as Arturo Vidal, i cili shënoi gol në fitoren 2-1 të Juventusit ndaj Cagliarit, fitore e cila riktheu avantazhin prej tre pikësh të Bianconerëve ndaj Romës në krye të tabelës së Serie A.
Felipe Anderson, i cili ua terroi sytë tifozëve të Interit me dy golat e shënuar për Lazion, po ashtu rreshtohet në ekipin më të mirë të javës.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e javës së 16-të në Serie A, që ishte e fundit për vitin 2014:
Portier: Nicola Leali (Cesena)
Mbrojtës: Lorenzo Tonelli (Empoli); Philippe Mexes (Milan); Kamil Glik (Torino)
Mesfushorë: Panagiotis Kone (Udinese); Ivan Radovanovic (Chievo); Mateo Kovacic (Inter); Arturo Vidal (Juventus)
Sulmues: Franco Vazquez (Palermo); Duvan Zapata (Napoli); Felipe Anderson (Lazio)
/Telegrafi/