Juventusi forcoi edhe më shumë kreun e tabelës së Serie A pas fitores së ngushtë ndaj Catanias, por kjo më shumë ishte meritë e Chievos që edhe dominon ekipin e javës së 28-të.
Bostjan Cesar dhe Boukary Diame arritën për mrekulli të pengojnë sulmin napolitan, ndërsa kurdo që këta të fundit thyenin këtë dyshe mbrojtëse, aty ishte portieri Christian Paggioni.
Në mesfushë, Borja Valero shkëlqeu derisa Fiorentina fitoi derbin e fundjavës ndaj Lazios, ndërsa për t’u përmendur ishte edhe paraqitja e dyshes së Juventusit, Paul Pogba dhe Emanuele Giaccherini.
Në sulm, Victor Ibarbo Guerrero shënoi hat-trick për Cagliarin ndaj Sampdorias, ndërsa po tre gola shënoi edhe Amauri, i cili ndihmoi Parmën të rikthehet nga disavantazhi për të fituar 4-1 ndaj Torinos.
Në vazhdim më të mirët e fundjavës së kaluar të zgjedhur nga Goal:
Portier: Christian Puggioni (Chievo)
Mbrojtës: Davide Astori (Cagliari); Bostjan Cesar (Chievo); Boukary Drame (Chievo)
Mesfushorë: Alessandro Florenzi (Roma); Paul Pogba (Juventus); Borja Valero (Firotentina); Emanuele Giaccherini (Juventus)
Sulmues: Victor Ibarbo Guerrero (Cagliari), Amauri (Parma); German Denis (Atalanta)
Formacioni 3-4-3
Puggioni
Astori – Cesar – Drame
Florenzi – Pogba – Valero – Giaccherini
Ibarbo – Amauri – Denis
/Telegrafi/