Interi në mënyrë kontraverse shënoi një fitore minimale tejet të bezdisshme ndaj Cagliarit. Pa dyshim se këtu pozita jashtë loje u vërejt nga aeroplani, pasi kishim të bëjmë me offside të thellë prej shtatë metrash.
As Milani nuk ishtë më i mirë. Duke përjashtuar magjinë Pato në fund të takimit, hijen e keqe këtij takimi i dha Robinho, i cili me dorë ia përgatiti vetes topin për të realizuar pas një pasimi me kokë nga Ibra.
Megjithatë, skena këtë javë i takoi Genoas. Po, po, Genoas! Skuadra gjenoviane arriti që në mënyrë të jashtëzakonshme ta rikthejë dizavantazhin prej tri golash ndaj Romës, për ta fituar sfidën me rezultat 4-3, duke detyruar Claudio Ranierin të shkarkohet.
Juventusi e shkatërroi ‘rikthimin’ e prolonguar një javë më parë ndaj Interit, pasi u mposht nga Lecce.
Formacioni më i mirë i javës së 26-të në Serie A (4-3-3):
Portier: Jean Francois Gillet (Bari)
Mbrojtësit: Fabiano Santacroce (Napoli), Andrea Ranocchia (Inter), Thiago Silva (Milan), Juan Camilo Zuniga (Napoli).
Mesfushorët: Gennaro Gattuso (Milan), Hernanes (Lazio), Djamel Mesbah (Lecce).
Sulmuesit: Alexandre Pato (Milan), Alberto Palosochi (Genoa), Rodrigo Palacio (Genoa).
/Telegrafi/