Njëmbëdhjetë lojtarët më të mirë të javës së dymbëdhjetë në Serie A (3-4-3):
Portier: Federico Marchetti (Cagliari)
Mbrojtës: Zdenek Grygera (Juventus), Giuseppe Favalli (Milan), Marek Jankulovski (Milan)
Në mesfushë: Ferreira Pinto (Atalanta), Gennaro Delvecchio (Sampdoria), Francesco Cozza (Reggina), Julio Baptista (Roma)
Sulmues: Zlatan Ibrahimovic (Inter), Giuseppe Mascara (Catania), Mauro Zarate (Lazio)
Ndërkohë që me nota të larta janë vlerësuar edhe juventinët, Alessandro Del Piero dhe Amauri, pastaj Ronaldinho, sulmuesi i Genoas Diego Milito, kapiteni zikaltër Javier Zanetti, lojtarët e Sampdorias Marius Stankevicius dhe Antonio Cassano, Franco Brienza i Regginas etj.