Site icon Telegrafi

Serie A: Italia e Juventusit

Milani para duelit super të vështirë ndaj Barcelonës kishte punë me Romën, e cila u tregua shumë e pa përshtatshme për Rossonerët, por që në fund Ibrahimovic u tregua vendimtar, duke arritur që ta mbajë lart në klasifikim ekipin e tij.

Interi në krizë ishte mysafir i Juventusit në një Juventus Arena të stërmbushur. Pas një pjese të parë të shkëlqyer, Nerazzurët në pjesën e dytë ishin viktimë e supremacisë së Alessandro Del Pieros, i cili realizoi golin e dytë dhe të fitores për Bianconerët.

Formacioni më i mirë i javës së 29-të në Serie A:

Portier: Gianluigi Buffon

Mbrojtësit: Francesco Acerbi (Chievo), Mobido Diakite (Lazio), Philippe Mexes (Milan).

Mesfushorët: Martin Caceres (Juventus), Arturo Vidal (Juventus), Luca Cigarini (Atalanta), Juan Vargas (Fiorentina).

Sulmuesit: Alessandro Del Piero (Juventus), Zlatan Ibrahimovic (Milan), Goran Pandev (Napoli). /Telegrafi/

 

                 Buffon

     Acerbi – Diakite – Mexes

Caceres – Vidal – Cigarini – Vargas

    Del Piero – Ibra – Pandev

Exit mobile version