Juventusi triumfoi me rezultat 3-1 në shtëpi të Sassuolos, me një paraqitje të mirë të Tevez.
Luca Toni shënoi në fitoren prej 4-0 të Veronas kundër Catanias, ndërsa goli i dytë është regjistruar si autogol.
Interi dhe Napoli luajtën pa gola, Fiorentina mposhti Bolognan në udhëtim (3-0), ndërsa Immobile u regjistrua përsëri në listën e golashënuesve në fitoren e Torinos (2-0) kundër Udineses.
Njëmbëdhjetëshi i javës së 35-të në Serie A (4-3-3):
Portier: Mattia Perin (Genoa).
Mbrojtës: Juan Cuadrado (Fiorentina), Andrea Ranocchia (Inter), Leandro Castan (Roma), Luca Antonelli (Genoa).
Mesfushorë: Miralem Pjanic (Roma), Gokhan Inler (Napoli), Stefano Mauri (Lazio).
Sulmues: Carlos Tevez (Juventus), Luca Toni (Hellas Verona), Ciro Immobile (Torino).
/Telegrafi/