Gjashtë gola të shënuara kundër Pescaras, katër nga të cilët u shënuan nga Mauro Icardi, i sigurojnë Sampdorias dy vende në ekipin e javës. Përveç Icardit, kjo skuadër kontribuon edhe me mbrojtësin Lorenzo De Silvestri në mesin e më të mirëve.
Fitore befasuese këtë javë shënuan edhe Catania ndaj Fiorentinas dhe Chievo ndaj Lazios. Fitore më të vështirë se që u mendua shijoi Palermo, që mposhti Cagliarin, e që po ashtu kontribuon në ekipin më të mirë të javës.
Sulmi i javës përfshin edhe Riccardo Meggiorinin e Torinos dhe Cyril Thereau të Chievos, derisa në mesfushë kanë edhe emri i yllit të Napolit, Marek Hamsik dhe atij të Interit, Esteban Cambiasso.
Në vazhdim më të mirët e javës në Serie A:
Portier: Stefano Sorrentino (Palermo)
Mbrojtës: Lorenzo De Silvestri (Sampdoria); Nicola Legrottaglie (Catania); Marco Andreolli (Chievo)
Mesfushorë: Marek Hamsik (Napoli); Esteban Cambiasso (Inter); Alessandro Diamanti (Bologna) dhe Lucas Castro (Catania)
Sulmues: Riccardo Meggiorini (Torino); Mauro Icardi (Sampdoria); Cyril Thereau (Chievo);
Formacioni 3-4-3
Sorrentino
De Silvestri – Legrottaglie – Andreolli
Hamsik – Cambiasso – Diamanti – Castro
Meggiorini – Icardi – Thereau
/Telegrafi/