Site icon Telegrafi

Serie A: Hysaj, ndër më të mirët e javës

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dominoi në krahun e djathtë të mbrojtjes, madje duke avancuar shpesh edhe në sulm, përfshirë një goditje që për pak nuk përfundoi në rrjetën e portierit Samir Handanovic. Ai shoqërohet në ekip nga një tjetër bashkëlojtar, Lorenzo Tenolli, i cili e bëri Mauro Icardin të duket një “plak” në fushë.

Në anën tjetër të mbrojtjes rreshtohet një dyshe tjetër, ajo e Napolit: Raul Albiol dhe Ivan Strinic, të cilët mbajtën të heshtur Lazion në fitoren 1-0 të skuadrës së tyre.

Tevez shënoi dy herë dhe pati një mbrëmje të shkëlqyeshme derisa Juventusi fitoi 4-0 ndaj Hellas Veronas, duke siguruar vend në sulmin e ekipit më të mirë. Një tjetër gol për Binaconerët shënoi Paul Pogba dhe ishte kërcënim për kundërshtarët, e që po ashtu rreshtohet në formacion.

Ja 11-ja më e mirë e fundjavës në Serie A:

Portier: Samir Handanovic [Inter]

Mbrojtës: Elseid Hysaj [Empoli]; Lorenzo Tonelli [Empoli]; Raul Albiol [Napoli]; Ivan Strinic [Napoli]

Mesfushorë: Kevin Strootman [Roma]; Domenico Berardi [Sassuolo]; Paul Pogba [Juventus]; Allan [Udinese]

Sulmues: Carlos Tevez [Juventus]; Franco Brienza [Cesena]
/Telegrafi/ 

Exit mobile version