Emiliano Viviano bëri paraqitje të qëndrueshme për t’u siguruar që Sampdoria të nxjerrë një pikë ndaj Palermos në Marassi, duke psuthuar pozitën e portierit në 11-shen e javës.
Gonzalo Higuain shënoi dy herë n fitoren e Napolit ndaj Genoas, për të siguruar vendin e liderit në ekipin më të mirë të javës. Ai shoqërohet në vijën e sulmit edhe nga dy gjermanë që për herë të parë këtë sezon po shkëlqejnë: Mario Gomez, i cili shënoi në barazimin 1-1 të Fiorentinës ndaj Romës dhe Miroslav Klose, i cili shënoi për Lazion ndaj Milani.
Lazio ka edhe dy lojtarë të tjerë në ekipin e javës, pasi gjatë vikendit arriti të mposhtë Milanin në Olympico me rezultat 3-1: Stafano Mauri dhe Marco Parolo, me këtë të fundit që shënoi dy gola.
Ekipi më i mirë i fundjavës së kaluar në Serie A:
Portier: Emiliano Viviano (Sampdoria)
Mbrojtës: Frederik Sorensen (Verona); Emiliano Moretti (Torino); Silvan Widmer (Udinese)
Mesfushorë: Stefano Mauri (Lazio); Marco Parolo (Lazio); Paul Pogba (Juventus); Albin Ekdal (Cagliari)
Sulmues: Mario Gomez (Fiorentina); Gonzalo Higuain (Napoli); Miroslav Klose (Lazio)
/Telegrafi/