Site icon Telegrafi

Serie A – Formacioni më i mirë i javës së shtatë

Interi u tregua i fortë për Cagliarin në Sardenja, ndërsa nga ana tjetër Milani tregoi fuqinë ndaj Chievos me magjinë e Robinhos dhe shkelqësinë e Patos. Juventusi nga ana tjetër ia tregoi vendin Lecces të cilën e deklasoi, falë paraqitjes fantastike të një Milos Krasic. Del Piero në këtë ndeshje barazoi rekordin e 178 golave në Serie A të Giampiero Bonipertit.

Roma mposhti mezi Genoan në Olimpico, ndërsa Lazio vazhdoi me formën e lartë dhe me kryesimin në tabelën e Serie A pas fitores ndaj Barit në udhëtim. Erjon Bogdani nga ana tjetër shpëtoi Cesenan dhe bëri që me golin e tij, klubi të marrë një pikë të vlefshme. Palermo deklasoi Bolognan, falë paraqitjes fenomenale të një Javier Pastore, që dita ditës po shndërrohet në një prej futbollistëve më të mirë të planetit.

Formacioni më i mirë i javës së shtatë në Serie A (3-4-3):

Portier: Morgan De Sanctis (Napoli)

Mbrojtës: Thiago Silva (Milan), Juan (Roma), Giorgio Chiellini (Juventus).

Mesfushorët: Milos Krasic (Juventus), Christian Ledesma (Lazio), Javier Pastore (Palermo), Federico Balzaretti (Palermo).

Sulmuesit: Alexandre Pato (Milan), Erjon Bogdani (Cesena), Samuel Eto’o (Inter).

                                De Sanctis

                  Thiago Silva – Juan – Chiellini

            Krasic – Ledesma – Pastore – Balzaretti

                         Pato – Bogdani – Eto’o
 

/Telegrafi/

Exit mobile version