Telegrafi

Serie A: Formacioni i javës së 26-të

Nga dy lojtar në formacionin më të mirë të javës kanë edhe dy ekipet romake. Lazio shënoi fitore të rëndësishme përballë Bolognas, ndërsa Roma, pavarësisht se barazoi në fushë të Interit, u tregua një ekip mjaft i fuqishëm.

Hernan Crespo nuk mund të lihej jashtë formacionit. Megjithëse rrallë aktivizohet, argjentinasi shënoi gol si zëvendësues, që në prekjen e parë të topit.

11-shja e javës në Serie A:

Portier: Sebastien Frey (Fiorentina)

Mbrojtës: Nicolas Frey (Chievo); Stefano Lucchini (Sampdoria); John Arne Riise (Roma);

Mesfushorë: Pasquale Foggia (Lazio); Angelo Palombo (Sampdoria); Daniele De Rossi (Roma); Pablo Ledesma (Catania);

Sulmues: Mauro Zarate (Lazio); Hernan Crespo (Inter); Antonio Cassano (Sampdoria)

Formacioni i javës:

                S.Frey

     N.Frey- Lucchini- Riise

Foggia- Palombo- De Rossi- Ledesma

         Zarate – Cassano

              Crespo