Holandezi ndodhet i vetëm në ballë të golit në formacionin e javës në Serie A i përkrahur nga dy sulmues sekondarë, bashkëlojtari i tij Ronaldinho dhe ylli i Juventusit, Alessandro Del Piero.
Formacioni i kësaj jave e gjen në portë portierin e Romës, Julio Sergio, i cili së bashku me mesfushorin Matteo Brighi (i cili shënoi dy gola) bëri një punë të shkëlqyer për t’i ndihmuar ekipit të ruajë pozitën e dytë të tabelës, pas fitores 4-1 ndaj Palermos.
Formacioni më i mirë i javës së 24-të në Serie A:
Portier: Julio Sergio (Roma)
Mbrojtës: Guglielmo Stendardo (Lazio); Daniele Gastaldello (Sampdoria); Hugo Campagnaro (Napoli)
Mesfushorë: Marco Rossi (Genoa); Matteo Brighi (Roma); Cristian Ledesma (Lazio);
Andrea Cossu (Cagliari)
Sulmues dytësor: Alessandro Del Piero (Juventus); Ronaldinho (Milan)
Sulmues i qendrës: Klaas Jan Huntelaar (Milan)
Formacioni: 3-4-2-1
Julio Sergio
Stendardo – Gastaldello – Campagnaro
Rossi – Brighi – Ledesma – Cossu
Del Piero – Ronaldinho
Huntelaar
/Telegrafi/