Kjo për arsye se ekipet e mëdha dështuan të tregojnë impaktin e tyre ndaj ekipeve në pjesën e poshtme tabelare.
Kështu barazimi i Romës dhe i Juventusit ndaj Parmas respektivisht Cesenas, ka bërë që kampioni dhe nënkampioni të mos kenë asnjë lojtar në formacionin e javës.
Në vend të të mëdhenjve janë Etrit Berisha ai që gjendet në portë si portieri më i mirë i javës së kaluar, falë intervenimeve të tij dhe paraqitjes ndaj Udineses.
Guarin me dy gola ka shkëlqyer ndaj Atalantas duke treguar se është lojtari kryesor i Nerazzurëve në tentimet për t’u kthyer në elitën e futbollit evropian, teksa vlen të përmendet edhe shkëlqimi i të huazuarit nga Milani te Genoa, M’baye Niang, i cili realizoi dy gola në fitoren ndaj Veronas.
Formacioni i javës 23 në Serie A (4-3-3):
Berisha
Mario Rui, Lucarelli, Kranjc, Cassani
Guarin – Rigoni – Izco
Niang – Babacar – Djuric
/Telegrafi/