Site icon Telegrafi

Serie A: Dështojnë ekipet e mëdha

Kështu njëmbëdhjetësha më e mirë e vikendit të kaluar pushtohet kryesisht nga lojtarë të ekipeve të dyta. Në fakt është Genoa që dominon ekipin e javës pas fitores 1-0 ndaj Milanit.

Portieri Mattia Perin dhe dy mbrojtësit Armando Izzo dhe Luca Antonelli ishin pengesa kryesore për Milanin për të nxjerrë pikë, dhe që të tre përfshihen në ekipin e javës.

Simone Zaza ishte fajtori kryesor që Roma mbeti me një barazim në Olimpico ndaj Sassuolos. Ai shoqërohet në sulm nga Simone Verdi, që po ashtu ishte shkaktar për barazimin e Napolit ndaj Empolit.

Në vazhdim më të mirët e fundjavës së kaluar në Serie A:

Portier: Mattia Perin (Genoa)

Mbrojtës: Armando Izzo (Genoa); Luca Antonelli (Genoa); Leonardo Bonucci (Juventus); Kamil Glik (Torino)

Mesfushorë: Valter Birsa (Chievo); Bruno Fernandes (Udinese); Jonathan de Guzman (Napoli)

Sulmues: Simone Zaza ( Sassuolo); Simone Verdi (Empoli); Paulo Dybala (Palermo)

/Telegrafi/ 

Exit mobile version