Site icon Telegrafi

Serie A: De Rossi më i paguari

30-vjeçari fiton 6.5 milionë euro në vit, plot një milionë euro më shumë se më i paguari i Napolit, Gonzalo Higuain, dhe dy milionë më shumë se kapiteni Gialloross, Francesco Totti.

Shifrat e publikuar nga La Gazzetta dello Sport, tregojnë qartas mungesën e joshjes financiare në futbollin italian. Vetëm 12 lojtarë në gjithë vendin fitojnë 4 milionë euro ose më shumë, krahasuar me 13 lojtarë të Chelseat të cilët raportohet se fitojnë të njëjtën shumë.

Lojtarët më të paguar në Itali:

1. Daniele De Rossi – Roma, 6.5 milionë euro
2. Gonzalo Higuain – Napoli, 5.5 milionë euro
3. Diego Milito – Inter, 5 milionë euro
4. Esteban Cambiasso – Inter, 4.5 milionë euro
4. Carlos Tevez – Juventus, 4.5 milionë euro
6. Francesco Totti – Roma, 4.5 milionë euro
7. Mario Gomez – Fiorentina, 4.25 milionë euro
8. Gianluigi Buffon – Juventus, 4 milionë euro
8. Mario Balotelli – Milan, 4 milionë euro
8. Kaka – Milan, 4 milionë euro
8. Philippe Mexes – Milan, 4 milionë euro
8. Marco Borriello – Roma, 4 milionë euro.

Asnjëri prej lojtarëve të elitës së futbollit evropian nuk i afrohet renditjes së top 10 lojtarëve më të paguar në Evropë, me De Rossin që është shumë larg më të paguarve të kontinentit.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, dhe rivali i tij i Monacos, Radamel Falcao, të dy raportohet se fitojnë 14 milionë euro jashtë taksave, derisa Lionel Messi çon në shtëpi 13 milionë euro nga kontrata e tij me Barcelonën.

Marrëveshja e Gareth Bale me Real Madridin do t’i japë atij 11 milionë euro në vit, për ta renditur atë vetëm si të nëntin në botë.

Përndryshe, shifrat tregojnë se kampionët në fuqi i Italisë, Juventusi, paguan 49.8 milionë euro paga, ndërsa Milani është i dyti me 47.94 milionë.

Një analizë më e thellë tregon se Marco Borriello është në mesin e top 10 më të paguarve në ligë, pavarësisht se kaloi dy sezonet e kaluara si i huazuar. Paga e tij është po thuajse dyfish më e madhe se e rivalit të tij golashënues të Lazios, Miroslav Klose (2.1 milionë euro) dhe më shumë se sa fiton dyshja e Juvensuit, Andrea Pirlo Arturo Vidal (të dy fitojnë 3.5 milionë euro), ylli i Napolit, Marek Hamsik (3 milionë euro) dhe ai i Milanit, Nigel de Jong (3 milionë euro).

Disa prej lojtarëve që paguhen më së paku, janë Paul Pogba (1 milionë euro), ai i Lazios, Antonio Candreva (900 mijë euro), anësori i Napolit, Juan Zuniga (800 mijë) dhe sensacioni driblues i Fiorentinas, Juan Cuadrado (600 mijë euro në vit). /Telegrafi/

Exit mobile version