Krahas Cavanit, meritor për fitoren ishte edhe portieri Morgan De Sanctis, i cili bëri disa ndërhyrje të shkëlqyeshme, përfshirë edhe rastin kur i mohoi Aquilanit golin e dytë. Cavani dhe De Sanctis shoqërohen edhe nga mesfushori Walter Gargano në formacionin më të mirë të javës në Serie A.
Në repartin sulmues duhet të veçohen edhe Antonio Di Natale, i cili shënoi dy gola në fitoren 2-0 të Udineses ndaj Fiorentinës, dhe Sebastian Giovinco, i cili po ashtu shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Parmës ndaj Chievos.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e fundjavës në Serie A:
Portier: Morgan De Sanctis (Napoli)
Mbrojtës: Juan Cuadrado (Lecce); Andreas Granqvist (Genoa); Nicolas Spolli (Catania); Thomas Manfredini (Atalanta)
Mesfushorë: Guillermo Giacomazzi (Lecce); Walter Gargano (Napoli); Andrea Cossu (Cagliari)
Sulmues: Antonio Di Natale (Udinese); Edinson Cavani (Napoli); Sebastian Giovinco (Parma)
Formacioni 4-3-3
De Sanctis
Cuadrado – Granqvist – Spolli – Manfredini
Giacomazzi – Gargano – Cossu
Di Natale – Cavani – Giovinco
/Telegrafi/