Boateng u inkuadruar nga stoli kur Milani ishte në disavantazh 3-0 ndaj Lecce dhe shënoi hat-trick brenda 14 minutash për të barazuar rezultatin, para se Milani më pas të shënojë edhe një gol tjetër për ta fituar ndeshjen.
Boateng megjithatë është i vetmi lojtar Rossoner në formacionin më të mirë të vikendit, dhe shoqërohet në mesfushë edhe nga ylli i Romës, Daniele De Rossi, dhe mesfushori i Sienës, Gaetano D’Agostino.
Treshja sulmuese e këtij rundi përbëhet nga Moralez i Atalantas, që shënoi dy gola ndaj Parmës, pastaj njëshi i Udineses, Antonio Di Natale, i cili vazhdon formën tronditëse, dhe autori i dy golave ndaj Catanias, sulmuesi i Fiorentinas, Stevan Jovetic.
Në vazhdim më të mirët e javës së shtatë në Serie A:
Poertier: Maarten Stekelenburg (Roma)
Mbrojtës: Maicon (Inter); Andre Dias (Lazio); Maurizio Domizzi (Udinese); Senad Lulic (Lazio)
Mesfushorë: Kevin-Prince Boateng (Milan); Gaetano D’agostino (Siena); Daniele De Rossi (Roma)
Sulmues: Maxi Moralez (Atalanta); Antonio Di Natale (Udinese); Stevan Jovetic (Fiorentina)
Formacioni 4-3-3
Stekelenburg
Maicon – Dias – Domizzi – Lulic
Boateng – D’agostino – De Rossi
Moralez – Di Natale – Jovetic
/Telegrafi/