Telegrafi

Serie A: Balotelli shkëlqen në debutimin “kuqezi”

Ish-sulmuesi i Cityt ishte vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Udineses pasi shënoi të dy golat e skuadrës vendase.

Balotelli shoqërohet në sulmin e javës nga sulmuesi i Cagliarit, Marco Sau, i cili shënoi një gol dhe ishte kërcënim i vazhdueshëm për Romën në fitoren 4-2, që rezultoi me shkarkimin e trajnerit Gialloross, Zdenek Zeman.

Po në repartin e sulmit rreshtohet edhe përforcimi i ri i Sienas, Innocent Emeghara, i cili shënoi për të ndihmuar ekipin në fitoren befasuese 3-1 ndaj Interit.

Në vazhdim më të mirët e javës në Serie A

Portier: Sergio Romero (Sampdoria)

Mbrojtës: Stephan Lichtsteiner (Juventus); Paolo Cannavaro (Napoli); Andreas Granqvist (Genoa)

Mesfushorë: Alessio Sestu (Siena); Marek Hamsik (Napoli); Radja Nainggolan (Cagliari); Andrea Bertolacci (Genoa)

Sulmues: Innocent Emeghara (Siena); Mario Balotelli (Milan); Marco Sau (Cagliari)

Formacioni 3-4-3

                            Romero

   Lichtsteiner – Cannavaro – Granqvist

Sestu – Hamsik – Nainggolan – Bertolacci

            Emeghara – Balotelli – Sau

/Telegrafi/