Kompania e lojërave dhe eSports ESL FACEIT Group (EFG) ka njoftuar se Seria Snapdragon Pro do të presë dy turne për telefona celular në organizimin DreamHack San Diego.
Duke u zhvilluar nga data 8 deri në 9 Prill 2023, kompania do të presë ngjarjet e video-lojëravepër telefona celular Brawl Stars dhe Clash of Clans me 100.000 dollarë si shpërblime.
Ngjarja do të jetë e hapur për ekipet dhe lojtarët e Amerikës së Veriut, gara në video-lojën Brawl Stars do të veprojë si një kualifikues për turneun Mobile Masters.
Ndërkohë, ngjarja Clash of Clans do të kurorëzojë kampionët e rajonit në Mobile Challenge.
Finalet e Mobile janë turnetë e parë të eSports të zbuluara për ngjarjen që do të zhvillohet në Qendrën e Konventave të San Diegos. /Telegrafi/