Sergio Ramos u fye gjatë gjithë ndeshjes së Sevillas me Atletico Madridin pasi kishte shkelur simbolin e këtyre të fundit kur doli për t’u ngrohur.
Mbrojtësi 37 vjeçar u rikthye në kryeqytetin spanjoll të shtunën pasi skuadra e tij humbi 1-0 nga goli i shënuar prej Marcos Llorente.
Dhe Ramos u prit me një pritje armiqësore teksa doli me vrap në fushën e Wanda Metropolitano.
Spanjolli doli nga tuneli dhe vrapoi mbi simbolin e Atleticos të skalitur në bar.
Kjo tërboi mbështetësit vendas pasi ata vazhduan ta fyenin atë gjatë lojës.
Por, fansat në rrjetet sociale hodhën poshtë idenë se shkelja e stemës së klubit është një akt mosrespektimi.
Njëri tha: “Por, edhe ju keni vënë një logo në tokë, është e palogjikshme të ankohesh për këtë”.
Një tjetër shtoi: “Mos e vendosni në tokë në dhjetëra vende”.
Një i tretë u përgjigj: “Ndaloni sharjet, është vetëm një lojtar i Realit që i lëndoi aq shumë”. /Telegrafi/
Quedas retratado no te mereces ni un mínimo de respeto desgraciado @SergioRamos pic.twitter.com/mKpGiYdMpo
— yttq (@mariopuli_) December 23, 2023