Poezi nga: Erik Axel Karlfeldt
Përktheu: Qerim Raqi
Halat e pishave dhe gjethet e mështeknës
të vyshkura bien mbi tëndin mullar të sanës
Fli në shtratin prej kashte, e gëzuar fli, e qetë
nën hijen e reve të mesnatës
Kur deri te korniza e dritares dimri i ftohtë
vjen si një adhurues i veshur në të bardha
ëndërro një ëndërr që të të mbajë ngrohtë
aty nëpër muret e çara
Ëndërro për pëshpëritjen e verës duke lozur
kur stuhia alarmon dhe bën dyluftim
ëndërro që në shtëpinë e gjelbër të mështeknës
Ty të zuri gjumi në përqafimin tim