Telegrafi

Serbia tejkalon shifrat e 2000 të vdekur nga pandemia

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga coronavirusi në shtetin serb tejkaloi 2000, pasi 56 pacientë të tjerë vdiqën brenda ditës së sotme.

Në 24 orët e fundit, 6,557 të infektuar rishtas me coronavirus nga 15,697 persona të testuar ishin regjistruar në Serbi, raporton b92.

Tani ndodhen 8,209 pacientë me COVID-19 në të gjitha spitalet, nga të cilët 283 janë në aparate për frymëmarrje, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i epidemisë në Serbi, 1,915,643 njerëz janë testuar gjersa coronavirusi është konfirmuar në 226,209 njerëz.

Theksojmë se deri më tani, 2,005 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit. /Telegrafi/